Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ka vizituar xhaminë Allaxha në Shkup e cila është në fazë të restaurimit.

Sot, (04.12.2019), Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ka vizituar xhaminë Allaxha në Shkup e cila është në fazë të restaurimit.

Muftiu i shoqëruar nga referentët e Muftinisë vëzhgoi për së afërmi punimet e xhamisë ku u mirëprit nga hatibi i xhamisë Llokman ef.Kamberi dhe anëtarët e këshillit të xhamisë, me çrast njoftuan detajisht Muftiun në lidhje me punimet dhe gjendjen aktuale të xhamisë, ku nga TIKA po bëhet restaurimi dhe përforcimi i xhamisë në tërësi.

Xhamia Allaxha është një nga xhamitë më të vjetra në Shkup, e cila është e vendosur në afërsi të tregut Bitpazar.

Zyra për informim pranë Muftinisë së BFI – Shkup