HAFIZËT NGA SHKUPI PJESMARRËS NË GARAT KURANORE TË BFI -SË

 

 

Më 3 mars – 4 mars , Bashkësia Fetare Islame në nivel republikan realizoi me sukses Garat Kuranore në koordinim me gjithë myfinitë e vendit.

Myftinia e Shkupit prej së afërmi ka përcjellur zhvillimet e kësaj gare gjatë gjithë kohës sa zgjati kjo Garë Kuranore, dhe nga performimi i pjesmarrësve tanë ndjehemi krenarë dhe më të sigurtë në ardhmërinë e Islamit për të cilën do të përkujdesemi, të gjithë bashkë, në shërbim të besimtarëve dhe jetës fetare të vendit tonë.

Në këtë garë të rëndësishme dhe me peshë të madhe për komunitetin tonë Myftinia e Shkupit dërgoi mbi 15 pjesmarrës.
Gara u zhvillua në disa kategori: hifz 5 xhuz, hifz 10 xhuz, hifz 30 xhuz dhe bukurlexim.

Komisioni që bëri vlerësimin e pjesmarrësve ishte i përbërë nga tre anëtarë: Hfz.Shafi Osmani, Hfz. Abdurahim Murati dhe hfz.Eljasa ef. Asani.

Më të mirët e kësaj gare që arritën të shpallen në tri vendet e para në kategoritë e poshtërenditura ishin:

Bukurlexim: Besim Azemi nga Hasanbegu i Shkupit, u rangua në vendin e dytë

Hifz 5 xhuz: Sara Isaki nga Shkupi, u rangua në vendin e dytë ndërsa Semra Loki u rangua në vendin e tretë.

Hifz 10 xhuz: Burim Amdiu nga fshati Bukoviq i Shkupit u rangua në vendin e parë.

Hifz 30 xhuz: Numan Selami nga Shkupi u rangua në vendin e dytë.

Ndryshe, pjesëmarrësit në këtë garë janë dëshmia më e fuqishme se me sa respekt dhe dashuri e mban besimtari musliman i këtij nënqielli në zemrën e tij fjalën e Allahut xh.sh, Kuranin e Madhërishëm, që ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesi i vetëm në këtë botë.

Myftinia e BFI – Shkup përgëzon gjithë pjesmarrësit pa përjashtim për guximin dhe dëshirën për të garuar e në veçanti fituesit që u shpallën më të mirët e kësaj gare. All-llahu ju dhashtë suksese të mëtutjeshme.

Zyra për Informim pranë Myftinise së BFI – Shkup