Më 12 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu – paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Nerez të Poshtëm dhe Dizhon.
Programi që u realizua në xhaminë e Nerezit të Poshtëom u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Gjylten Hajredini.
Në fjalën e saj përshëndetëse mualimja Semra Kurtish, pasi përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi që kjo ligjëratë zhvillohet në këtë xhami, vlerësoi kontributin e të gjithë atyre që japin mund në zhvillimin e jetës fetare në vend.
Të udhëhequra nga prof. hfz. Arzije Muharemi Nuhiu, nxënëset Amra Rushiti dhe Emine Kovaçi zhvilluan temat “Të gjithë jemi të barabartë para Allahut xh.sh.” dhe ” Mirësitë e leximit të Kuranit”.
Me temë kryesore u praqit prof. hfz. Arzije Muharemi Nuhiu.
Programi që u realizua në xhaminë ”Uhud” në lagjen Dizhon u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga Mevlude Aliovska.
Të udhëhequra nga prof. hfz. Selvije Dardhishta Shakiri, nxënëset Mensure Sadiki dhe Hasibe Sadiki zhvilluan temat “Mbulesa” dhe “Njëshmëria e Allahut xh.sh.”.
Me temë kryesore u praqit prof. hfz. Selvije Dardhishta Shakiri.
Këto programe u begatuan edhe me ilahi dhe recitale nga korri i nxënëseve të medresesë dhe dua të rastit.