Sot, 28.09.2019(e shtunë), në hapësirat e ‘Restorant Oaza’-Shkup, Myftinia e Shkupit, gjegjësisht Sektori Fetaro-Arsimor organizoi me sukses trajnimin njëditor: “PROCESET DIDAKTIKE DHE IMPLIKIMI I TEKNOLOGJISË NË MEKTEBE”, dedikuar mualimëve të autorizuar që shërbejnë në mektebe pranë xhamive të Shkupit.
Trajnimi filloi me fjalën përshëndetëse të Myftiut të Shkupit, Dr.Qenan ef.Ismail i cili falenderoi për komunikimin e vazhdueshëm me Myftininë me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta.
Ai porositi që të vazhdojnë me realizimin e procesit edukativ në kornizat e rregullores dhe plan-programit të ofruar nga ana e Myftinisë.
Myftiu veç tjerash, përgëzoi mualimët për angazhimin e tyre në edukimin e të rinjve mbi njohuritë bazë të fesë islame dhe uroi mbarësi për gjithë mualimët në këtë detyrë fisnike.
Ky trajmin u zhvillua në tri seanca kryesore, ku u shtjelluan tema mbi realizimin e mësimdhënies dhe mësimncënies nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe mjeteve teknologjike bashkëkohore me qëllim të organizimit të një ore mësimore produktive nëpër mektebe.
Në seancën e parë të këtij trajnimi ligjeroi Prof.Dr.Naser Ramadani mbi temën:
“Objektivat mësimore në mektebe dhe roli i teknologjisë në mektebe”
Në seancën e dytë të këtij trajnimi ligjëroi Prof.Dr.Buniamin Memedi mbi temën ” Procesi i mësimdhënies, mësimnxënies dhe vlerësimit në meltebe”
Seanca e tretë i takoi sërish profesorit Naser Ramadani i cili ligjëroi mbi temën:
“Elaborimi i formës së të shpjeguarit të librit mësimor”
Hapësira për diskutim- ishte pjesa e rradhës së këtij trajnimi, ku të gjithë të pranishmit shfrytëzuan këtë hapësirë për të parashtruar pyetje të ndryshme ligjëruesve mbi sfidat që hasin në këtë proces.
Në shenjë afirmimi të punës së mualimëve dhe pjesmarrjes në këtë trajnim Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili ndau certifikata për të gjithë të pranishmit.
Ky trajnim u përmbyll me një drekë të shtruar për gjithë të pranishmit.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV- Shkup