AKSION HUMANITAR NË RAJONIN E DËRVENIT

Më 21 mars 2023 anëtarët e Myftinisë Ali Ziberi dhe Orhan Saliu në bashkëpunim me hoxhallarët e Dërvenit organizuan aksion humanitar në rajonin e Dërvenit ku tubuan pako për skamnorët.
Në këtë aksion të suksesshëm u aktivizuan 16 hoxhallarë të 15 xhamive dhe gjithsej tubuan 227 pako në vlerë prej afër 17,000.00 euro. Nga 200 pakot që u shpërndanë, 180 iu dedikuan Dërvenit dhe 20 u shpërndanë në Shkup. Nga sasia e mbetur me 2,775.00 euro hoxhallarët e Dërvenit me ndihmën e donatorëve të cilët ua besuan djersën e tyre, vendosën të përkrahin Iftarin humanitar të organizuar nga Myftinia e Shkupit.