Anëtarët e Myftinisë së Shkupit uruan Reisin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten më datë 26.06.2020, i priti në zyrën e tij anëtarët e Muftinisë të Shkupit, të shoqëruar nga Muftiu i respektuar i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili.
Anëtarët e Muftinisë së Shkupit e uruan Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për postin e ri dhe i dëshiruan shëndet e sukses në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në të ardhmen.
Reisi i falënderoi mysafirët e çmuar për këtë vizitë urimi dhe i njoftoi ata frymën e re, me vizionin e Tij dhe të Rijasetit për drejtimin dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame në përputhje me të gjitha dispozitat e parapara në Kushtetutën e BFI të bazuara në mësimet e Kuranit Fisnik dhe porosive të Pejgamberit më të dashur të njerëzimit, Muhamedit a.s.