HAPJE SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT VËRZHALLË

Me datë 14 tetor 2023, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve h. Fejsall ef. Kadriu, h. Ali ef. Ziberi dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit Vërzhallë pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë.
Me asheren e lexuar nga hfz. Halil ef. Selmani filloi programi i cerermonis së hapjes së xhamisë.
Hatibi i xhamisë h. Taxhudin ef. Shabani u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve.
Ish imami i xhamisë hfz. Rexhep ef. Zendeli me përplot emocione përshëndeti të gjithë të pranishimit dhe falenderoi gjithë ata që ndihmuan në çfar do forme që sot të duket kaq e bukur kjo shtëpi e Allahut.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalimin e rastit theksoi se njerëzit mundet të shpërngulen, por shtëpitë e Zotit nuk shpërngulen asnjëher, xhamitë janë vulë për në Ditën e Gjykimit se këtu në këtë vend më herët kanë qenë rrënjët e Islamit dhe janë dhënë frytet e para.
Në shenjë respekti për të gjithë ata që kontribuan Myftiu u ndau mirënjohje për kontributin e dhënë.
Asheren në fund e lexoi hfz. Imer ef. Veseli dhe duan e rastit e bëri h. Mutalib ef. Ademi
E lusim Allahun Fuqiplotë që të i shpërblejë gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në renovimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë.
May be an image of 6 people and dais
May be an image of 11 people