BAJRAM EF. SALIU – IMAM, HATIB DHE MUALIM NË XHAMINË E INXHIKOVËS

Më datë 19 nëntor 2021 (e xhuma), h. Fejsall ef. Kadriu referent i xhematit të Karadakut dhe mr. Nexhmi ef. Ferati, sekretar i Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Inxhikovë me rastin e autorizimit të Bajram ef. Saliut në detyrën; hatib, imam dhe mualim.

Para faljes së namazit të xhumasë, h.Fejsall ef. Kadriu në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Bajram ef. Saliun, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit.

Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti h.Fejsall ef. Kadriu, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi mr. Nexhmi ef. Ferati.