
Sot, më 14 janar 2022 (e xhuma), mr. Nexhmi ef. Ferati, sekretar pranë Myftinisë së Shkupit dhe dr. Fatmir ef. Zaimi, referent i xhematit të qytetit pranë Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë “Haxhi Qazim” në lagjen e Gazibabës me rastin e autorizimit të Beqir Alievskit detyrën; imam në këtë xhami.
Para faljes së namazit të xhumasë, sekretari mr.Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Beqir ef. Alievskin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës të Myftinisë së BFI – Shkup.
Hytben e xhumasë e realizoi dr. Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi sekretari, mr. Nexhmi ef. Ferati.



