Më 20 janar 2022, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i zyrës së Myftinisë dhe shumë kolegë hoxhallarë ndanë së bashku gëzimin e 14 nxënësve të mektebit të xhamisë “Haxhi Imer” në Luboten, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Nimet ef. Aliu.

Në fjalën e tij mirëseardhëse mualimi Nimet ef. Aliu falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë solemnitet, falenderoi prezencën e Myftiut dhe personelit të Myftinisë. Ai shprehu kënaqësinë e tij që sot para xhematlinjëve prezanton nxënësit që me sukses mbaruan kursin e mësimbesimit.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit dhe më pas u pajisën me certifikata të hatmes së mbaruar.
Myftiu në fjalën e tij uroi nxënësit dhe mualimin për suksesin e arritur dhe përkujtoi vlerën e përcjelljes dhe mësimit të fjalës së Allahut.
Duanë e rastit e bëri Shefket ef.
Baftjari.