CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ATAULLAH HOXHA – STUDENIÇAN

Xhamia “Ataullah Hoxha” në fshatin Studeniçan, sot, më datë 28 tetor 2021, realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 20 nxënësve në bazat e mësim – besimit islam, pranë mualimit Mutalip ef. Ademi.
Këtë ceremoni e nderoi prezenca e Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili që krahas agjendës së ngarkuar sot, arriti që të jetë i pranishëm në pjesën e fundit të këtij manifestimi.
Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, Mutalip ef. Ademi.
Në fillim, fjala e rastit i takoi sekretarit Mr. Nexhmi ef. Feratit, i cili në emër të Myftiut vlerësoi punën dhe angazhimin e mualimit të xhamisë dhe para xhematit të pranishëm shprehi mirënjohje për kontributin e tij të dhënë gjeneratë pas gjenerate.
Pastaj, theksoi vlerën e madhe të mësimit të Fjalës së Allahut, shpërblimin që bart gjatë këtij Rrugëtimi të Drejtë; mualimi për sacrificën; prindërit për motivimin e fëmijëve dhe ata pë të cilët realizohet ky manifestim, kryesorët dhe më të rëndësishmit; nxënësit e sapodiplomuar.
“Lus Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë Mutalip Efendiun për kontributin; prindërit që kanë orientuar fëmijët e tyre në mësimin dhe njohjen e rregullave bazë të islamit dhe nxënësit për suksesin e arritur ” – u shpreh në fjalën e mbajtur para gjithë të pranishmëve Mr.Nexhmi ef. Ferati.
Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, sekretari i Myftinisë, Mr. Nexhmi ef. Ferati i’u ndau diploma, ndërsa për punën e tij të palodhshme, Mutalip Efenidut i ndau mirënjohje me bindje që kontributin e tij t’ia shpërblejë Allahu i Madhërishëm me Mirësitë e kësaj bote dhe Botës Tjetër!
Programi u përmbyll me ashere të kënduar nga Hfz. Irfan ef. Sulejmani, referent i xhematit të rajonit të Karshiakës, ndërsa duanë e rastit e bëri Bedri ef. Lika, hatib pranë xhamisë “Fetah Efendi” në lagjen Butel.