CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E FSHATIT LLOKË

Më 05.10.2019 (e shtunë) pas faljes së namazit të ikindisë në xhaminë e fshatit Llokë të Sarajit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë.
Në këtë program ishin të pranishëm; kryetari i kuvendit të Bashkësisë Fetare Islame Fadil ef.Ramadani, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, referentë nga ana e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve.

Në fillim, fjalë përshëndetëse pati hatibi i xhamisë Idriz ef.Osmani i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen në këtë ceremoni.

Fjalë rasti pati Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili mes tjerash theksoi se në mektebe fëmijët mësohen të jenë mirënjohës, kryesisht Zotit të Madhërishëm. Pastaj mësojnë për vlerat tona, traditën tonë, mirësjelljen dhe vlerat e fesë sonë, pra vlerat themelore të njerëzimit.
Lirshëm mund të themi se mektebet luajnë rolin e garantuesit të edukimit të gjeneratave të shëndosha që do t’i prijnë thirrjes (ftesës) në islam.

Duanë e hatmes e bëri Fadil ef.Ramadani.

Diplomë për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek mualimi Ramadan Ramadani, morën 19 nxënës.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup