Sot, më 29 shkurt 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Straçincë u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë.
Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, kryetari i komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë prof.dr.Taxhedin ef.Bislimi,
referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të këtij fshati.
Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve Amir ef.Mamuti i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të këshillit të xhamisë dhe familjarëve të nxënësve.
Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili mes tjerash theksoi se:
“Të nderuar vëllezër, ju lus që ti motivoni fëmijët tuaj të ndjekin mësimin besimin islam, të i mësojnë rregullat bazë të fesë sonë me shpresë që këtë dije të hajrit ta reflektojnë në praktikë.
Dhashtë All-llahu që të vazhdojnë ta jetësojmë fjalën e All-llahut gjeneratë pas gjenerate.”- tha Myftiu në fjalën e tij të rastit.
Pas programit të përgatitur, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek mualimi Amir Efendiu, me ç’rast përcolli gjeneratën e parë që ka ndjekur mësim-besimin islam pranë këtij mektebi.
Në fund, duanë e rastit e bëri hfz.Irfan Ef.Abazi
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup