CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E RE TË ÇAIRIT

 

Sot, më 18 janar 2020 (e shtunë), pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë e Re – Çair u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 12 nxënësve pranë mektebit të xhamisë.

Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë, xhematlinjë e familjarë të nxënësve.

Para fillimit të programit me fjalë mirëseardhëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve hfz.Avni ef.Asani i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni solemne.

Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Sadush ef.Tahiri

Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili theksoi se:

“Falë Zotit, përkushtimit të mualimëve tanë, Shkupi po na bën krenarë me rezultatin e arritur brenda këtyre 2 viteve të fundit, që po përcjellim gjenerata të edukuara me frymën islame, me shpresë që të shërbejnë në të ardhmen, e që do ta përcjellin gjeneratë pas gjenerate këtë edukim, islamin tonë të pastër në trojet tona.”

Duanë e rastit e bëri Llokman ef.Kamberi, hatib i xhamisë Allaxha.

Në fund, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek Avni Efendiu.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup