Xhamia e Re e Çairit, sot, më datë 2 qershor 2021, para namazit të ikindisë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 13 nxënësve në bazat e mësim – besimit islam, pranë mualimit hfz. Avni ef. Asani.
Në këtë ceremoni mori pjesë Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe xhemati i i xhamisë.
Para programit, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë, Sadush ef.Tahiri.
Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, hfz.Avni Efendiut.
Fjala e rastit i takoi Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili, i cili vlerësoi punën fisnike e madhështore të mualimit të xhamisë.
“Sot, nuk është ditë e zakontë për ju e dhe për të gjithë ne, sot është ditë gëzimi e feste, sepse po del në pah rezultati i punës së palodhshme të mualimit të nderuar në dijen dhe edukatën islame të përcjellur me ditë e muaj parrehtur, për mësimin e fjalës së Allahut xh.sh dhe bazat e besimit islam.
Me lejen e Allahut, këta nxënës të rreshtuar para nesh, nesër do të jenë bartës dhe trashëgues të traditës sonë të pastër islame, do të jenë e ardhmja e këtij vendi.” – u shpreh mes tjerash Myftiu në fjalën e mbajtur para të pranishmëve.
Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e tij të palodhshme, Mualimit hfz.Avni Efendiut i ndau mirënjohje me shpresë që kontributin e tij t’ia shpërblejë Allahu i Madhërishëm me Mirësitë e kësaj bote dhe Botës Tjetër!
Duanë e rastit e bëri, hfz. Sadudin ef. Murati, hatib dhe imam pranë xhamisë së fshatit Krushopek