CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË E TRETË TË SARAJIT

Më 19.10.2019 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e III-të të Sarajit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë.

Në këtë program ishin të pranishëm: Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, referentë nga ana e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve.

Ky program filloi me Fjalën e Allahut,me disa ajete të lexuara nga hafëz Sabaatin ef.Nuhiu.

Fjalë përshëndetëse pati hatibi i xhamisë Shaban e.Tairi i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen në këtë ceremoni.

Më pas, fjalë rasti pati Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili mes tjerash theksoi se mektebet kanë rolin e tyre të veçantë në ndërtimin e karakterit të të rinjve tanë drejt vlerave tona të larta fetare e mbi gjitha njohjen e Fjalës së Zotit.

Pastaj, hafëz Xhemail Nuhiju lexoi disa ajete Kur’anore

Për fund, lutjen e rastit e bëri Fejsall ef.Kadriu, referent pranë Myftinisë së Shkupit.

Diplomë për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek Shaban Efendiu, morën 8 nxënës.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup