CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “KASIM BEU”

Sot, më 1 mars 2020 (e diel) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë “Kasim Beu” u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë të ndjekur tek mualimi Vedat ef.Skenderi.

Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, anëtari i Komisionit Fetaro – Arsimor Shefket ef.Baftjari, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj lagje.

Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Talha ef.Kurtishi i cili në fillim falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve dhe më pas përcolli disa këshilla rreth vlerës së Kuranit Famëlartë.

Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili mes tjerash theksoi se:

” Vëllezër, ne sot po prezantojmë në këtë ditë feste për këta nxënës dhe ditë gëzimi për prindërit e tyre.
Ndjej për obigim që ta them një fakt se, mualimi i nxënësve Vedat Efendiu me përkushtimin e tij dhe me profesionalizmin që posedon në detyrën që ushtron, në bazë të vlerësimeve të komisionit për arsim fetar pranë Myftinisë, mektebi i xhamisë Kasim Beu llogaritet një ndër mektebet më të suksesshme.
All-llahu ia shpërbleftë mundin!”

Pas programit të përgatitur, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek mualimi Vedat Efendiu.

Në fund, hfz. Isa ef. Bekteshi lexoi disa ajete Kuranore, kurse duanë e rastit e bëri dr.Fatmir ef.Zaimi, referent pranë Myftinisë së Shkupit.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup