CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE TË SARAJIT

Xhamia me Dy Minare në Saraj, sot, më datë 10 qershor 2021, pas namazit të ikindisë realizoi ceremoninë e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 21 nxënësve në bazat e mësim – besimit islam, pranë mualimit Muhamed ef. Tairi.
Në këtë ceremoni mori pjesë Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe xhemati i i xhamisë.
Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, Muhamed ef. Tairi.
Fjala e rastit i takoi Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili, i cili vlerësoi punën dhe angazhimin e madh të mualimit të xhamisë.
Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e tij të palodhshme, Mualimit i ndau mirënjohje me shpresë që kontributin e tij t’ia shpërblejë Allahu i Madhërishëm me Mirësitë e kësaj bote dhe Botës Tjetër!
Duanë e rastit e bëri, h. Fejsall ef. Kadriu, referent i Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit.