CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE TË SARAJIT

 

Sot, më 8 shkurt 2020 (e shtunë), pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë me Dy Minare të Sarajit u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 36 nxënësve pranë mektebit të xhamisë.

Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë , xhematlinjë e familjarë të nxënësve.

Para fillimit të programit me fjalë mirëseardhëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Fadil ef.Ramadani i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni solemne.

Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili theksoi se:

” Në këtë ceremoni solemne që ne po prezantojmë, po dëshmojmë se ne po mbajmë gjallë traditën e Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit a.s.
Falë përkushtimit shumëvjeçar të mualimëve tanë e në këtë rast, kontributit të Milaim Efendiut, ne sot po mburremi me suksesin e këtyre nxënësve, me shpresë që të vazhdojnë ta jetësojnë Fjalën e All-llahut në jetën e tyre”

Për fund, duanë e rastit e bëri Hafiz ef.Izairi, hatib në xhaminë e Dëshmorëve – Hasanbeg

Në fund, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek Milaim ef.Veseli

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup