Sot, më 11 janar 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë Qendrore të Hasanbegut u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë.
Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, prof.dr.Taxhedin ef.Bislimi, referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj lagje.
Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Fejsall ef.Kadriu, ish hatib dhe mualim i xhamisë për disa vite, aktualisht, referent i Vakëfit pranë Myftinisë, i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve.
“Ndjehem i nderuar, dhe kam kënaqësinë e veçantë, që në këtë solemnitet, para jush po përcjellim gjeneratën e fundit që vit më parë e filluam, dhe, kujtoj ditët, momentet, çastet, kur ushtroja detyrën e mualimit vit më parë , kur ua mësoja njohurit bazë të fesë sonë. All-llahu e pranoftë e na përdortë vetëm për hajr!” – tha mes tjerash Fejsall ef.Kadriu.
Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili mes tjerash theksoi se:
“Përfituesit nga ky edukim janë; mualimi i cili ka dhënë kontribut në përcjelljen e mësim-besimit dhe njohurive bazë të islamit tek nxënësit, prindërit që do bartin shpërblimet e motivimit dhe orientimit të fëmijëve të tyre dhe nxënësit që do ta jetësojnë këtë edukim të mirëfilltë në jetën e tyre të mëtutjeshme.
Pas programit të përgatitur, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek mualimi Fejsall Efendiu, me ç’rast përcolli gjeneratën e fundit, të XVI- tën me rradhë, që fulluan mësim besimin fetar vitin e kaluar.
Në fund, duanë e rastit e bëri prof.dr.Taxhedin ef.Bislimi, kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së Shkupit.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup