Më datë 29.09.2019 (e diel) pas faljes së namazit të ikindisë në xhaminë “Sulltan Mehmed Fatih” të fshatit Batincë, në prani të një numri të konsiderueshëm të xhematlinjëve, familjarëve të nxënësve , hoxhallarëve të këtij rajoni,u organizua duaja e hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të kësaj xhamie.
Këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e myftinisë, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë, mualimi Ramadan ef.Hajredini i i cili falënderoi Myftiun dhe të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni.
Fjalë rasti kishte Myftiu Dr. Qenan ef.Ismaili i cili foli mbi rëndësinë e mësim-besimit fetar.
Veç tjerash përgëzoi , prindërit dhe mualimin për angazhimin e përbashkët në përgatitjen e nxënësve me njohuritë bazë të fesë sonë.
Më pas vijoi ndarja e diplomave për nxënësit nga na e Myftiut.
Në përmbyllje të këtij programi, du’anë e ceremonisë së hatmes e bëri
Fejsall ef. Kadriu
Vlen të përmendet se diplomë për kryerjen e hatmes dhe mësim-besimit islam morën 35 nxënës, pas mësimit të ndjekur tek Ramadan Efendiu.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFIM – Shkup