
Më 31 tetor 2020 (e shtunë), në Xhaminë Fatih Sulltan Mehmed në Batincë u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 27 nxënësve pranë mektebit ‘Fatih S. Mehmed’ të fshatit Batincë- komuna e Studeniçanit.
Të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimi Ramadan ef. Hajredini.
Fjala e rastit i takoi Myftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i cili foli për rëndësinë e mësimbesimit islam nëpër mektebe edhe përmes aplikacionit online dhe sot në këtë ditë flasin veprat. Gjithashtu uroi edhe mualimin në fjalë për kontributin e dhënë vite me radhë në këtë mekteb.
Duanë e hatmes e bëri referenti Rexhep ef. Imeri.
Për fund, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma ndërsa mualimit iu nda mirënjohje dhe libër në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në këtë mekteb.
Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t’u japë suksese dhe shëndet ndërsa mualimit Allahu ta shpërblen në dy botët.