CEREMONIA E DUASË SË HATMES TË MEKTEBIT TË XHAMISË SË TRETË – SARAJ

Më 31 tetor 2020 (e shtunë) u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 12 nxënësve pranë mektebit të Xhamisë së III-të Sarajit.
Programi filloi me disa sure nga Kurani dhe dituritë e fituara në mekteb.
 
Të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimi Shaban ef. Tairi
Fjala e rastit i takoi referentit Mr. Nexhmi ef. Ferati i cili uroi prindërit, mualimin dhe nxënësit për ceremoninë në fjalë. Gjithashtu uroi edhe mualimin për kontributin e dhënë vite me radhë në këtë mekteb. Duanë e hatmes e bëri referenti Rexhep ef. Imeri.
 
Për fund, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma ndërsa mualimit iu nda mirënjohje dhe libër në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në këtë mekteb.
 
Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t’u japë suksese dhe shëndet ndërsa mualimin Allahu ta shpërblen në dy botët.