Më 11 tetor 2020 (e mërkurë), në Xhaminë Me Dy Minare – Saraj u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 30 nxënësve pranë këtij mektebi
Të gjithë nxënësve nga Arife Asani, anëtare e komisionit për vlerësim pranë Myfrinisë, iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam tek mualimja Gjuhere Ramani.
Fjala e rastit i takoi Mubera J. Asanit, kryetare e komisionit për vlerësim të nxënësve të mektebeve pranë Myftinisë.
Për fund mualimes iu nda mirënjohje dhe libër në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në këtë mekteb.
Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t’u japë suksese dhe shëndet ndërsa mualimen Allahu ta shpërblen në dy botët.
