CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZES SEMRA LOKI NË XHAMINË E RE TË ÇAIRIT

Sot, më 30 mars 2022 (e mërkurë) në xhaminë e Re të Çairit, pas namazit të drekës, Myftinia e Shkupit, organizoi ceremonië e duasë së hifzit të hafizes më të re në Shkup, Hfz. Semra Loki.
Këtë solemnitet e nderuan: Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai; Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, dr. Abdulkerim ef. Iseni Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasëkryetari i kuvendit të BFI, H. Fejsall ef. Kadriu, operativa e Myftinisë, hoxhallarë, familjarë të hafizes si dhe xhematlinj të Shkupit.
Programi nisi me ashere të lexuar nga imami i xhamisë Hfz. Avni ef. Asani.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Muftiu i Shkupit – Dr. Qenan ef. Ismaili, pasi përshëndeti të pranishmit shprehu gëzimin e tij të madh që numri i hafizave në territorin e Muftinisë së Shkupit sa vjen e shtohet, vepër kjo që është krenari për të gjithë Bashkësinë Fetare Islame dhe vendin tonë.
Fjala e rastit iu dha Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait i cili e hapi fjalën e tij duke folur për rëndësinë e madhe që ka mësimi i Kur’anit famëlartë.
Kryetari i BFI foli edhe për rëndësinë e madhe që ka edukimi familjar dhe theksoi se, jo më kot është thënë, brenga dhe frika më e madhe e një prindi është udha që do e ndjekë fëmija i tij, prandaj një prind që fëmijës së vet ia jep Kur’anin dhe hifzen e shndërron në mbrojtëse të Fjalës së Vërtetë.
Në fund, para gjithë të pranishmëve, hafizes iu dorëzua diploma e hifzit të mbrojtur dhe dhuratë nga Reisul Ulemaja për hafizen dhe muhafizen e saj.
Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili, i dhuroi hafizes së re një pllaketë, dëshmi për kryerjen e Hifzit në emër të Myftinisë së Shkupit si dhe një kompjuter portativ (lap-top), dhuratë nga kompania EFTINIJA IMPEX.
Duaja e hifzit u bë nga H. Fejsall ef. Kadriu, kryetar i kuvendit të BFI- së.
Hafize Semra Loki është e lindur më 22.05.2003 në Shkup, aktualisht shkollimin e mesëm e ndjek në Medresenë “Isa Beu”- Shkup.
Hifzin e filloi më 01.12.2018 dhe e ka mbaruar më 29.11.2020, tek muhafizja e saj, hfz. Neal Ibrahimi.
Ndërkaq, provimin e hifzit e ka mbrojtur 5 ditë radhazi, me metodën e re të aplikuar të dëgjimit të tërë Kuranit para Komisionit për Vlerësim pranë Myftinisë së Shkupit i cili përbëhet nga:
Hfz. Munevere Murtezi – kryetare e komisionit
Hfz. Selvije Dardhishta Shaqiri – anëtare e komisionit
Hfz. Neal Ibrahimi – anëtare e komisionit
Xheuhere Ramani – përfaqësuese e Myftinisë