CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZES SUMEJA NEZIRI

Më 20.09.2019 (e premte), në hapësirat e restorantit ‘Jaffa Gold’, xhemati i Shkupit pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes Sumeja Neziri.

Hafizja është e lindur në Shkup.
Shkollimim e mesëm e ka kryer në medresenë ‘Isa Beu’ në Shkup.
Aktualisht, studente pranë ‘Fakultetit të Shkencave Islame’-Shkup.
Hifzin e ka mbaruar tek edukatorja e saj, Selvije Dardhishta Shakiri.

Ndërkaq, provimin e hifzit e ka mbrojtur para Komisionit për Vlerësim të Myftinisë së Shkupit i përbërë nga:

Hfz. Sheval ef.Azizi, kryetar

Hfz. Sadudin ef. Sulejmani, anëtar

Hfz. Xhemail ef.Nuhiju, anëtar

Programi filloi me fjalën e Allahut, me leximin e disa ajeteve kur’anore nga hfz.Abdulkerim Ebibi

Në fillim të këtij manifestimi fjala kryesore i takoi Myftiut të Shkupit, Dr.Qenan ef Ismailit.

Myftiu, hafizes së re i shprehu urime për hifzin e mbrojtur me sukses, duke i dëshiruar shëndet, e suksese në jetën e mëtutjeshme, si dhe përgëzoi familjen Neziri për kontributin e dhënë përgjatë këtij rrugëtimi.

Fjala përshëndetëse në emër të familjes Neziri i takoi edukatorit të medresesë, Avni Neziri, i cili falenderoi gjithë ata që ndihmuan hafizen gjatë kësaj periudhe.

Më pas, fjala e rastit iu dha dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame prof.Dr.Shaban Sulejmanit, i cili shprehu fjalë miradije pë hafizen dhe familjen e saj për këtë arritje.
Në fund, para gjithë të pranishmëve hafizes iu dorëzua diploma e hifzit të mbrojtur.

Programi solemn përfundoi me një ilahi nga hfz.Avni Asani dhe duaja e hifzit nga z.Murat Alkën, atashehu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup