CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZIT SEAD IDRIZI NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIQ

Sot, më 25 qershor 2020 (e enjte), në xhaminë En-Nur, para namazit të ikindisë, xhemati i fshatit Bukoviq pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizit Sead ef.Idrizi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin;
ud.kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi, Myftiu i Myftinisë së Kumanovës H.Abedin ef.Imeri, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës Murat ef.Huseini, Myftiu i Myftinisë së Strugës Mr.Salim ef.Sulejmani, Myftiu i Myftinisë së Ohrit h.Samet ef.Ajdari, Myftiu i Muftinisë së Shtipit Nasir ef.Rexhepi, familjarë të hafizit si dhe xhematlinj të fshatit Bukoviq.

Në fillim të këtij manifestimi fjala përshëndetëse i takoi Hatibit të xhamisë Zekirja ef.Tairit i cili mes tjerash në emër të xhematit dhe familjes së hafizit falenderoi tê pranishmit për prezencën e tyre.

Më pas, fjala i takoi Myftiu të Myftinisë së Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili i cili shprehi fjalë miradie për familjen Idrizi që kanë dhënë kontribut të madh që nga kjo shtëpi të del mbrojtës i Kuranit, që do të jetë i dobishëm për veten, kontribues ndaj familjes së tij e gjithë ummetit.

Më pas, fjala kryesore, i takoi Reisul Ulemasë h.hfz.Shaqir ef.Fetait i cili para xhematit të pranishëm ngriti lartë peshën e memorizimit të Kuranit Famëlartë, vlerën dhe shpërblimin që ka familja e tij dhe gjithë ata që janë shkaktarë që sot të shpallet dhe një hafiz i Kuranit duke shprehur mirënjohjet e tij ndaj mualimit për kontributin e tij si dhe familjes për përkrahjen gjatë këtij rrugëtimi madhështor.

Në fund, para gjithë të pranishmëve hafizit iu dorëzua diploma e hifzit të mbrojtur si dhe plaketë në emër të Myftinisë si dhe muhafizi pranoi mirënjohje për angazhimin e tij.

Programi solemn përfundoi me një ashere nga Eljasa ef.Asani, përgjegjës i Institutit të Hifzit në Gostivar dhe duaja e hifzit u bë nga Myftiu i Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi.

Hafiz Seadi është i lindur në fshatin Bukoviq.
Shkollimim e mesëm do ta fillon në Medresenë Isa Beu – Shkup.
Hifzin e ka mbaruar tek muhafizi i tij, hfz.Huzri ef.Idrizi

Ndërkaq, provimin e hifzit e ka mbrojtur 6 ditë radhazi, me metodën e re të aplikuar të dëgjimit të tërë Kuranit para Komisionit për Vlerësim pranë Myftinisë së Shkupit i cili përbëhet nga:

Hfz. Shafi Osmani, kryetar i komisionit
Hfz. Sadudin ef. Sulejmani, anëtar
Hfz. Sheval.ef.Azizi, anëtar

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup