Më 17 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup së bashku me sekretarin mr. Nexhmi ef. Ferati dhe Fejsall ef. Kadriu ishte në mesin e xhematit të xhamisë “Hfz. Halil ef. Ibrahimi” në Kondovë me rastin e duasë së hatmes të 15 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.

Në këtë ceremoni nxënësit që kanë ndjekur mësimet tek mualimi Nevzat ef. Ameti shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan Kuran dhe ilahi e më pas Myftiu iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar.
Me këtë rast, hatibit të ri Nusret ef. Fazliu, Myftiu i dorëzoi Vendimin e punës – Dekretin dhe nga minberi përcolli mesazhin e xhumasë.