Me datë, 8 shtator 2023, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ishoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndau gëzimin së bashku nxënësit e mektebit të mesxhidit “Mëshira” në fushë Tophanë me rastin e mbarimit të kursit të Kuranit Famëlartë dhe çështjeve elementare të besimit islam te mualimi Adni ef. Hasa.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri referenti Fejsall ef. Kadriu.
Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë.
All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jep shëndet dhe suksese në jetë!