CEREMONIA E HATMES NË NEREZ TË MESËM

Më 19 mars 2023, 20 nxënësit e mektebit të xhamisë së Nerezit realizuan ceremoni të duasë së hatmes.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Semra Kurtish.
Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.
Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Semra Kurtish.