Më 27.10.2019 (e diel), pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Nigishtan u organizua manifestim me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë.
Në këtë program ishin të pranishëm: Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, referentë nga ana e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të këtij fshati.
Fjalë përshëndetëse pati hatibi i xhamisë Samir ef.Hamidi i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen në këtë ceremoni.
Më pas, fjalë rasti pati Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili mes tjerash tha:
“Sot jemi dëshmitarë, para Zotit e melekëve dhe për këtë dashuri dhe përkushtim ndaj fesë sonë që ka patur dhe ka kjo anë, në ruajtjen e fesë,kultivimin e vlerave të islamit duke edukuar brez pas brezi të rinj që e njohin dhe jetësojnë fjalën e All-llahut edhe në të ardhmen.”
Për fund, lutjen e rastit e bëri Rexhep ef.Imeri, referent pranë Myftinisë së Shkupit.
Diplomë për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek Samir Efendiu, morën 16 nxënës.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup