Më 18 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me sekretarin mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referentin Arment Halimi ishte në mesin e xhematit të xhamisë “Husein Shah” në Saraj me rastin e duasë së hatmes të 27 nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.
Në këtë ceremoni që u zhvillua në ambient të hapur në oborrin e xhamisë, nxënësit që kanë ndjekur mësimet tek mualimja Qefsere Abazi Dauti shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan Kuran dhe ilahi e më pas Myftiu iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar.
Me këtë rast mualimeja shënoi edhe vitin e 10-të të angazhimit në mekteb.
Hatibi i kësaj xhamie Orhan ef. Saliu uroi nxënësit për suksesin e arritur dhe përshëndeti të pranishmit.
Në fjalën e tij Myftiu përgëzoi nxënësit që sot me sukses kurorëzuan angazhimin e tyre në mësimin e fjalës së Allahut dhe theksoi rolin e familjes dhe mualimes në përcjelljen e emanetit të Muhamedit a.s.
Duanë e rastiti e bëri Nexhmi ef. Ferati.