CEREMONIA E HATMES NË XHAMINË QENDRORE NË HARAÇINË

Më 13 prill 2023, 8 nxënëset e mektebit të xhamisë “Qendrore”- Haraçinë realizuan ceremoni të duasë së hatmes.
Nxënëset shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Nebehat Zendeli, kënduan Kuran dhe ilahi.
Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënëset dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënëseve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.