DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË E FSHATIT KONJARE E MESME

Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 17 prill 2022 – 16 Ramazan 1443H (e diel) ,në xhaminë e fshatit Konjare e Mesme, realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore.
Programin filloi me ashere nga Kurani Famëlartë të lexuar nga Mubera Kadriju.
Programi u moderua nga nxënësja e Medresesë, Amra Ismaili
Programi vijoi me ilahi të interpretuara nga Kori i Medresesë Isa Beu.
Fjala përshëndetëse në këtë organizim i takoi Prof. Hyrjete Kadriju
Fjala e rastit në këtë program i takoi mualimes së xhamisë, Anifa Musliovska
Pas fjalës përshëndetëse të amualimes Ajla Xhemaili, ligjeratë mbajti Halime Bale, nxënëse pranë Medresesë, dhe atë në gjuhën boshnjake, me të cilën kreu dhe punën praktike.
Në përmbyllje të këtij organizimi, fjalë përshëndetëse pati kryetarja e Departamentit të Gruas, Xheuhere Ramani e cila në fund e realizoi duanë e rastit.