
Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 16 prill 2022 – 15 Ramazan 1443H (e shtunë) ,në xhaminë e fshatit Sfillare e Poshtme, realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore.
Programin u moderua nga nxënësja e Medresesë, Rumejsa Ismani
Programi filloi me lexim të Kur’anit dhe ilahi të interpretuara nga Kori i Medresesë Isa Beu.
Fjala përshëndetëse në këtë organizim i takoi Kryetares së Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, Xheuhere Ramani.
Fjala e rastit në këtë program i takoi Prof. Hyrijet Kadriju profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu.
Sadie Ramani, nxënëse pranë Medresesë, mbajti ligjeratë, me të cilën kreu dhe punën praktike.