DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË “HAXHI HAJREDIN” – LAGJJA SERAVË

Departamenti i Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 17 prill 2022 – 16 Ramazan 1443H (e diel) ,në xhaminë “Haxhi Hajredin” të lagjes Seravë realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore.
Programin u moderua nga nxënësja e Medresesë, Sumeja Memedi
Programi filloi me lexim të Kur’anit nga Zuhra Abazi
Fjala përshëndetëse në këtë organizim i takoi Anëtares së Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, Arife Iseni
Fjala e rastit në këtë program i takoi Prof. Busejra Idrizi profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu. e cila ligjëroi mbi temën: “Sinqeriteti”.
Nejla Ramadani, nxënëse pranë Medresesë, mbajti ligjeratë, me të cilën kreu dhe punën praktike.