Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 20 prill 2022 – 19 Ramazan 1443H (e mërkurë) në xhaminë Hixhri të Kondovës realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore.
Programin e moderoi nxënësja e Medresesë, Zehra Sherifi.
Programi filloi me lexim të Kur’anit nga Azra Demiri, nxënëse e Medresesë “Isa Beu”.
Fjalimin përshëndetës në emë të Myftinisë së Shkupit e mbajti Mubera J. Asani, anëtare e Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit,
Në kuadër të mësimit praktik, Zylfije Kadriu, nxënëse pranë Medresesë,mbajti ligjeratën me temë: “Namazi i natës dhe nafilet”.
Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Prof. Naxhije Bakija profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu, e cila ligjëroi mbi temën: “Ramazani, muaji i Bujarisë”.