DEZINFEKTOHEN HAPËSIRAT E XHAMIVE TË LAGJES SË HASANBEGUT

Me iniciativë të referentit të rajonit të karadakut, H.Fejsall ef.Kadriu, u angazhua ekipë për të kryer dezinfektimin e tërësishëm të hapësirave të xhamive të lagjes së Hasanbegut.
Krahas kujdesit të përditshëm për mirëmbajtjen e xhamive tona, ky proces i ndërmarrë nga ana jonë do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të besimtarëve që frekuentojnë xhamitë tona gjatë faljes së namazeve.
Duke marrë parasysh faktin se gjendemi në një situatë të rëndë shëndetësore, ku koronavirusi po viktimizon shumë njerëz, kërkojmë nga gjithë besimtarët që t’i respektojnë gjitha rekomandimet e organeve kompetente për mbrojtjen e shëndetit.