Sot, më 25 mars, 2022 (e xhuma) në xhaminë e fshatit Grushinë, para namazit të xhumasë, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të ndjekur pranë mektebit të xhamisë.
Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Prof.dr. Taxhedin ef. Bislimi, hatib dhe mualim i xhamisë i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve.
Hytben e xhumasë e realizoi h.Fejsall Efendi i cili mes tjerash tha:
“Pas këtij suksesi, përfituesit më të mëdhenj krahas mualimit, i cili ka dhënë kontributin e tij në përcjelljen e njohurive bazë të islamit tek nxënësit si dhe prindërve që fitojnë shpërblime të mëdha për udhëzimin e fëmijëve të tyre, padyshim se, janë edhe këta nxënës për të cilët realizohet ky manifestim.
Në këtë ditë të bekuar të xhumasë, lus All-llahun fuqiplotë, që ta jetësojnë këtë dije të hairit në jetën e tyre të mëtutjeshme.”
Ndarjen e diplomave e bëri Fejsall ef. Kadriu, i cili uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimit të nxënësve i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam pranë mektebit të xhamisë së fsahtit Grushinë.
Ashere lexoi mr. Nexhmi ef. Ferati.
Duanë e hatmes e bëri Prof. dr. Faredin ef. Ebibi, profesor pranë Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.
Xhematin në faljen e namazit të xhumasë e udhëhoqi hfz. Irfan ef. Sulejmani.