Më 10 korrik 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të 23 nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë së Re të Çairit – Shkup.
Mubera J. Asani, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni.
Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënëset paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë.
Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Arife Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë.