DOLI NGA SHTYPI ILMIHALI ZYRTAR I MYFTINISË SË SHKUPIT: “ILMIHAL për mektebe”

Pas shumë përpjekjeve, veprimtaria botuese e Myftinisë së Shkupit, nxori në dritë të botimit ilmihalin e parë zyrtar në historinë e re të veprimtarisë së Myftinisë së Shkupit të titulluar: ‘ILMIHAL për mektebe”.

Në Ilmihal trajtohen katër tematika: Besimin, Adhurimet, Moralin dhe Historinë Islame. Autorët e kësaj vepre, dr. Qenan ef. Ismaili dhe Mr. Nexhmi ef. Ferati janë përkujdesur që formulimet në tekst të jenë në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme si dhe të ilustruara me disenj mjaft modern, në mënyrë që të mësohet më lehtë nga fillestarët e çdo grupmoshe.

“Shpresojmë që me këtë ilmihal të lehtësojmë punën e mualimëve tanë që veprojnë nepër mektebet e Myftinisë së Shkupit; të ketë vend të rëndësishëm në mesin e literaturës islame, si dhe t’u shërbejë fillestarëve që dëshirojnë t’i qasen mësimit dhe rregullave bazë të fesë islame. Në rolin e Myftiut të Shkupit dhe në rolin e autorit të kësaj vepre, ndjej si obligim që të falenderoj edhe ata që ishin të kyçur drejtpërdrejt në këtë proces me përzgjedhjen tonë e që dhanë kontributin e tyre të çmueshëm: bashkëautorin e veprës, Mr. Nexhmi ef. Ferati; recensentët; Prof.Dr. Naser Ramadanin dhe Prof. dr. Taxhedin Bislimi; redaktorin doc.dr. Ziber Lata dhe lektorin Mr. Elez Ismaili.” – shkruan në komunikatën zyrtare të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. 

Lusim Allahun e Madhëruar për gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre që ky botim të dalë në dritë dhe të gjithë ata që do të punojnë me të, t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme!