DOLI NGA SHTYPI LIBRI “XHAMIA SIMBOL I SHKUPIT”

Në këtë vepër të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili do të njiheni me Shkupin si qytet dhe me disa xhami që gjatë periudhave të ndryshme janë ndërtuar dhe i kanë shërbyer banorëve të Shkupit, e që, për arsye të ndryshme, janë rrënuar.
Ky libër është një kontribut modest i Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili me të cilin hedhet dritë mbi të kaluarën e ndritshme të qytetit tonë.
Tekstet janë të ilustruara edhe me fotografi, në fillim do të lexoni për Shkupin gjatë historisë, rolin e xhamisë, historikun e saj dhe mëhallat.
Pastaj, do të njiheni me 24 objekte, xhami, mesxhide dhe një musal-la që janë rrënuar dhe nuk ekzistojnë sot.
Libri ofrohet në tre gjuhë për lexuesin : shqip, maqedonisht dhe turqisht.
“Në kaudër të shumë aktiviteteve me karakter kulturor e fetarë, e pamë të domosdoshme të merremi edhe me këtë hulumtim modest, të nxjerrim në pah shumë xhami të harruara të Shkupit që deri vonë nga ato ka jehuar ezani.
Me këtë, po mundohemi të kryejmë edhe një amanet kundrejt gjeneratave të reja, arsye kjo që vetëm duke njohur të kaluarën do të dijmë të mbrojmë të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët.” – shkruan në faqen zyrtare të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili.
Shprehim mirënjohje për gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në gjitha mënyrat, e në veçanti falenderojmë “Restaurant & Villa Reka” për mbështjetjen financiare të këtij botimi.