DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “MULLA HYSEN SAITI” LUBIN

Më 14 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë “Mulla Hysen Saiti”- Lubin nga mualimja Nehal Veseli.
Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve.
Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Nehal Veseli i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë, ku e bëri edhe duan e hatmes.
Në këtë ceremoni të hatmes, nxënëseja Bedrie Bajrami u pajis me certifikat për memorizimin e xhuzit të 30 të Kuranit Famëlartë, me lutje tek Allahu i Madhërishëm që në të ardhmen të bëhet edhe hafize e Kuranit.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.