DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË NEREZ I POSHTËM

This post is also available in: македонски

Më datë 22 gusht 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e kryerjes së mësim-besimit të nxënëseve të diplomuar pranë mektebit të xhamisë Nerez i poshtëm – komuna Karposh.
Semra Kurtish, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë ceremoni.
Në ceremoninë e mbajtur në xhaminë në fjalë nxënësit paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë.
Fjalë rasti në emër të Myftinisë së Shkupit pati Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, e cila më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau libër në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë.