DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QËNDRORE” – HARAÇINË

Me 2 mars 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë “Qëndrore” – Haraçinë nga mualimja Nebehate Zendeli.
Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve.
Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam si dhe bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Nebehate Zendeli i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë dhe bëri duan e rastit.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.