DUA – HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË ‘RASHÇE E POSHTME’

Më datë 15 dhjetor 2021, u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 29 nxënësve pranë mektebit të xhamisë ‘Rashçe e Poshtme’.

Qendresa Bakiu, mualime e nxënësve, në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë manifestim . Në ceremoninë e mbajtur, nxënësit paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur dhe recituan pjesë nga Kurani famëlartë. Mubera J. Asani, anëtare e komisionit, mbajti fjalën e rastit, e më pas ndau diplomat dhe i uroi nxënësit për këtë sukses, ndërsa mualimes i ndau libër në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë.