Më 2 janar 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 43 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Dudije” – Rashçe, tek mualimi h. Emran ef. Hoxha.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i hematlinjëve të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri h. Fejsall ef. Kadriu.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
Përndryshe, hatibi i xhamisë e njoftoi Myftiun për aktivitetin e ri, pregaditjen e vendit për kurorëzimin e çifteve të reja në ambientin e xhamisë.