DUA-HATME NË XHAMINË “FATIH SULLTAN MEHMET” TË FSHATIT BATINCË

Në xhaminë “Fatih Sulltan Mehmet” të fshatin Batincë të komunës Studeniçan, sot, më datë 30 gusht 2021, para namazit të ikindisë u mbajt solemniteti i duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 30 nxënësve në bazat e mësim – besimit islam, pranë mualimit Ramadan ef. Hajredini.
Këtë manifestim e nderuan; Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar krytari i kuvendit të BFI, sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef. Ferati, referenti i karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmanidhe referenti Jetmir Jakupi , hoxhallarë, hafëzllarë e familjarë të nxënësve si dhe xhemati i fshatit Batincë.
Hapjen e këtij akti solemn e bëri hatibi i xhamisë Ramadan ef. Hajredini, i cili përshëndeti dhe falenderoi Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, referentët dhe gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni.
Në fjalën e tij para xhematit ai përgëzoi mualimin për angazhimin e tij, prindërit e nxënësve për mbështjetjen e tyre si dhe nxënësit e diplomuar që me përkushtimin e tyre arritën që të mësojnë leximin e Kuranin Famëlartë.
Më pas, vijoi programi i përgatitur nga nxënësit e këtij mektebi nën udhëheqjen e mualimit, Ramadan ef. Hajredini.
Fjala kryesore i takoi Myftiut dr.Qenan ef.Ismaili, i cili shprehi konsideratën e tij, për punën shembullore të Ramadan ef. Hajredini, duke lutur All-llahun e Madhëruar që punën dhe sakrificën e tij në këtë punë mjaft fisnike t’ia shpërblejë me mirësitë e kësaj bote dhe të Ahiretit.
Myftiu mes tjerash tha: “Të lumë janë ato familje, ato vende që në gjirin e tyre kanë njerëz të mëdhenj, hoxhallarë e dijetarë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë me vullnet në zhvillimin e dinjitetit dhe të edukimit të mirëfilltë të brezave të rinj.
Andaj, mualimët tanë janë të bekuar nga ana e All-llahut (xh.sh) për punën e tyre të shenjtë, sepse që në moshë të re, fëmijëve tanë ua mësojnë e ua bëjnë të dashur Kur’anin, Fjalën e All-llahut.”
Në përmbyllje të ceremonisë gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për angazhimin e mualimit në fjalë iu nda mirënjohje në emër të Myftinisë së Shkupit.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga referenti Fejsall ef. Kadriu njëherit kryetar i kuvendit të Bashkësisë Fetare Islame.