DUA HATME NË XHAMINË “KARSHIAKA” – BATINCË

Me datë8 dhejtor 2023, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 14 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Karshiaka” – Batincë te mualimi h. Rasim ef. Ademi.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Rasim ef. Ademi i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisē mr. Nexhmi ef. Ferati.
Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë.
All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!