Me datë 4 gusht 2023, Myftiu i shoqëruar nga referenti për arsim në Myftininë e Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h.Fejsall ef.Kadriu ndau së bashku gëzimin e 10 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Lejletul Kadër” Kopanicë, tek mualimi Amet ef. Çilafi.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga imami, mualimi dhe hatibi i xhamisë Amet ef.Çilafi, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit arsimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri referenti h.Fejsall ef.Kadriu
Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë.
All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!
